Flamur Tairi i ka dhënë fund karrierës së pasur dhe të lavdishme futbollistike. Futbollisti strugan ka thënë mjaftë në moshën 34 vjeçare.
"-Pas shumë viteve në fushën e blertë, ka ardhur momenti të mbyll një kapitull të jetës sime – me zemrën plot mirënjohje.
Faleminderit KF Karaorman, Makedonija GP, Napredok, Teuta, FC Gostivari, KF Renova, Bylis dhe veçanërisht FC Struga Trim & Lum që ishte shtëpia ime deri në fund.
Faleminderit bashkëlojtarëve për çdo betejë të përbashkët, trajnerëve për besimin, dhe tifozëve për dashurinë.
Por mbi të gjitha, faleminderit familjes time – për çdo sakrificë, përkrahje dhe forcë në çdo hap të rrugës.
Kjo ishte një ëndërr që e jetova me shpirt. Faleminderit futboll! ", njofton futbollisti.