Ndizet merkato/ Edhe Murinjo futet në garë për sulmuesin e Realit

- Bota Sot

Ndizet merkato/ Edhe Murinjo futet në garë për sulmuesin e Realit

Të enjten, thashethemet ishin ato që e vendosën Brahim Díaz-in në ekipin turk të Fenerbahçes, megjithëse anësori brazilian e sheh veten duke vazhduar karrierën e tij vetëm te Madridi.

Një ditë më vonë, të premten, mediat sportive në Turqi raportuan se Zhoze Murinjo kishte kërkuar nënshkrimin e brazilianit të Realit të Madridit, Rodrigo Goesh.

Sipas shtypit turk, Fenerbahçe po përpiqet ta bindë lojtarin, i cili ndiqet edhe nga Al-Nassr, Arsenal, Totenhemi, Liverpuli dhe Mançester Siti, dhe se, pas arritjes së një marrëveshjeje të mundshme me lojtarin, ata do të ulen në tryezë për të negociuar me Realin.

Qëllimi i Murinjos është që sulmuesin e Madridit, vlera e të cilit në treg vlerësohet në 90 milionë euro, ta transferojë në skuadrën e tij në formë huazimi. Braziliani ka tre vjet të mbetura në kontratën e tij me Madridin.



Lexoni të gjitha në Bota Sot