Rashford nuk shqetësohet për regjistrimin e tij, ëndërron Ligen e Kampionëve me Barcelonën

- Bota Sot

Rashford nuk shqetësohet për regjistrimin e tij, ëndërron Ligen e Kampionëve me Barcelonën

Marcus Rashford ka komentuar mbi sfidat që po përjeton Barcelona për ta regjistruar atë në skuadrën e La Ligës para fillimit të sezonit 2025/26.

Gjatë një konference për shtyp në Azi, sulmuesi anglez u shpreh i qetë dhe i fokusuar te përgatitjet për sezonin e ri.

“Nuk jam i shqetësuar për regjistrimin tim. Është diçka që klubi duhet ta zgjidhë dhe besoj se do ta bëjnë,” deklaroi ai.

Ai theksoi se prioriteti i tij aktual është stërvitja dhe forma fizike. “Jam i përqendruar në stërvitje dhe në përgatitjen për fillimin e sezonit”.

Anglezi ka shprehur qartë ambicien për ta fituar Ligën e Kampionëve me Barcelonën dhe beson se ka potencialin për ta ndihmuar skuadrën drejt suksesit në Evropë.

Mund të luaj në pozicione të ndryshme, të shënoj gola nga të gjitha zonat e fushës. Bëhet fjalë për të qenë në gjendje të shënoj nga zona të ndryshme dhe shpresojmë se mund të bëjmë një hap më tej se vitin e kaluar dhe të përpiqemi të fitojmë Ligën e Kampionëve,” këmbënguli ai.

Barcelona, për të krijuar hapësirën e nevojshme në strukturën e pagave, duhet të shesë disa lojtarë në mënyrë që të regjistrojë Rashford dhe portierin Joan Garcia në skuadrën e parë.

Sipas raportimeve nga Spanja, një nga opsionet që po shqyrtohet nga drejtuesit e klubit është edhe çregjistrimi i përkohshëm i portierit Marc-Andre ter Stegen, i cili po vazhdon rikuperimin nga një lëndim afatgjatë.

Gjigantët katalanas po punojnë intensivisht për ta zgjidhur këtë situatë sa më parë, ndërsa tifozët presin me padurim të shohin Rashfordin në fushë me fanellën blaugrana.



Lexoni të gjitha në Bota Sot