Asllani “çan” rrjetën

- Bota Sot

Asllani “çan” rrjetën

Krisjtan Asllani ka arritur të rigjejë golin te Interi. Siç dihet ditën e sotme ekipi A i Interit po luan një ndeshje miqësore me skuadrën U-23 të zikaltërve, një sfidë brenda familjes.

Mesfushori i Kombëtares ka shënuar për t’ui dhënë avantazhin ekipit të parë të Interit në minutën e 32-të të takimit.

Shqiptari u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë për të çuar shifrat nga 2-2 në 3-2.

Pavrësisht se është vetëm një ndeshje miqësore dhe një test para startit të sezohit, goli i shënuar motivon akoma më shumë 23-vjeçarin për të lënë gjurmë në sezoin e ri.

Gjithashtu tregon edhe saktësinë që ka Asllani para portës, kur bëhet fjalë për të shënuar nga pika e bardhë e penalltisë.

Kujtojmë se kjo nuk është penalltia e parë që shënon Asllani, pasi sezonin e kaluar ka arritur të dërgojë topin në rrjetë edhe disa herë të tjera.



Lexoni të gjitha në Bota Sot