Rubin Hebaj ka bërë një lëvizje gjatë merkatos së verës, duke u transferuar brenda kampionatit të Uzbekistanit.
Ai ka kaluar nga Nasaf Qarshi, në radhët e Sogdiana, me të cilën ka gjetur dje golin e parë që në ndeshjen e debutimit, pikërisht ndaj ish-skuadrës.
Hebaj e ka bërë këtë me një goditje dënimi mjeshtërore në minutën e 58 të takimit, duke harkuar në mënyrë perfekte poshtë trekëndëshit me një gjuajtje me të djathtën, për të shkurtuar diferencën në 1-2.
Ai kishte mundësi tjetër për të shënuar thuajse në të njëjtin pozicion pak minuta më vonë, por këtë herë çoi sferën mbi traversë.