Juventusi fiksohet me paraardhësin e Ylber Ramadanit

- Bota Sot

Juventusi fiksohet me paraardhësin e Ylber Ramadanit

Juventusi kërkon përforcime për mesfushën dhe ka gjetur emrin ideal për mënyrën e lojës që kërkon Tudor.

Morten Hjulmand është gati të kthehet në Itali pas dy vitesh, për t’u bërë përsëri protagonsit në Seirnë A.

Dy vite më parë, ai u largua nga Leçe  ku ishte kapiten, drejt Sportingut të Lisbonës, duke i bërë vend në skuadrën italiane pikërisht Ylber Ramadanit që e zëvendësoi denjësisht. Por tani Juventusi synon të kthejë danezin në Itali, edhe pse duket mjaft e vështirë.

Problemi kryesor është shifra e lartë me të cilën portugezët vlerësojnë lojtarin, 60 milionë euro. Juventusi mund të ofrojë deri në 40 milionë euro, ndoshta duke shtuar ndonjë bonus, por nuk mund të bëjë më shumë se aq për shkak të situatës financiare.

Problemi i dytë është që këto të ardhura, bardhezinjtë shpresojnë t’i rikuperojnë nga shitja e Duglas Luiz. Ky i fundit synon të kthehet në Premier Ligë, por për momentin nuk ka oferta konkrete për të. Komoli provoi t’ia ofronte brazilianin Sportingut si shkëmbim për Hjulmand, por përgjigja ishte negative. Ndaj ai duhet t’i gjejë më parë një sistemim lojtarit që ka në përbërje, para se të bëjë një lëvizje për danezin.



Lexoni të gjitha në Bota Sot