Trajneri i Hajdukut konfirmon situatën e ish-sulmuesit të Milanit

- Bota Sot

Trajneri i Hajdukut konfirmon situatën e ish-sulmuesit të Milanit

Ante Rebiç do të jetë një telash më shumë për Dinamon në dy ndeshjet e Ligës së Konferencës ndaj Hajduk Split. Ish-sulmuesi i Milanit, i është bashkuar ekipit kroat në këtë sezon dhe do të jetë padyshim në forcë e shtuar për të.

Ai ka pak ditë me ekipin, por plani është që të marrë menjëherë minuta që në ndeshjet ndaj Dinamos, meqë nuk mund të luajë në kampionatin kroat pasi vuan një pezullim të trashëguar që nga eksperienca e fundit në Itali me skuadrën e Leçes. Këtë e konfirmoi edhe trajneri i Hajdukut, Gonzalo Garsia, në konferencën e fundit për mediat.

“Ai ka zhvilluar stërvitjet e para me ne, por nuk mund të luajë në dy ndeshjet e para. Ai është stërvitur individualisht, por është krejt e ndryshme nga stërvitja në skuadër.

Do t’i duhet kohë që të kthehet në formë, do ta shtyjmë në maksimum që të marrim më të mirën. Dhe mund të jetë pjesë e skuadrës ndaj Dinamos”, konfirmoi trajneri i kroatëve përfshirjen e sulmuesit në listën për ndeshjet kundër skuadrës shqiptare.



Lexoni të gjitha në Bota Sot