Lëndohet Messi në ndeshjen ndaj Necaxas

- Bota Sot

Lëndohet Messi në ndeshjen ndaj Necaxas

Inter Miami ka zhvilluar ndeshjen e Leagues Cup ndaj skuadrës meksikane, Necaxa.

Ajo që ishte më e keqja për skuadrën rozë, ishte largimi i hershëm i Lionel Messit nga loja pasi që kishte pësuar një lëndim.

“La Pulga”, pësoi një lëndim në muskuj, por ende nuk dihet se sa do të mungojë jashtë fushave.

Por fatmirësisht për Inter Miamin, lëndimi i argjentinasit i bëri ende më të fortë pasi që arritën ndeshjen përmes gjuajtjeve të penalltive, me Luis Suarezin që shënoi penalltinë fituese.

Ndeshja e rregullt u përfundua me rezultat 2-2 dhe 5-4 pas gjuajtjeve të penalltive, me Inter Miamin që gjendet në pozitën e 2-të në fazën e grupeve të këtij kompeticioni..



Lexoni të gjitha në Bota Sot