Jordi Alba tallet me portierin pas penalltisë

- Bota Sot

Jordi Alba tallet me portierin pas penalltisë

Në një ndeshje të mbushur me tension dhe përmbysje, Jordi Alba i Inter Miami-t u bë protagonist jo vetëm për golin, por edhe për mënyrën se si iu përgjigj portierit kundërshtar gjatë goditjeve të penalltive në Leagues Cup 2025.

Mbrojtësi spanjoll barazoi rezultatin në minutat shtesë, duke çuar sfidën ndaj Necaxas në serinë e penalltive.

Gjatë ekzekutimit të penalltisë së tretë për Interin, portieri argjentinas Ezekiel Unsain tentoi ta provokonte, duke i treguar kahun ku supozohej ta gjuante: në të majtën e tij.

Alba, me qetësi të hekurt, bëri disa hapa drejt topit dhe e goditi saktësisht në drejtimin e sugjeruar nga portieri. Topi u përplas në shtyllë dhe përfundoi në rrjetë, duke shkaktuar entuziazëm te tifozët.

Menjëherë pas golit, Alba u kthye nga Unsain dhe me një gjest të qartë ia kujtoi: i tregove drejtimin, por nuk munde ta ndaloje. Ai tregoi me gisht të paktën 10 herë në drejtim të këndit ku kishte gjuajtur, duke përçuar një mesazh të qartë: “ Të thashë do e godas atje, dhe prapë nuk e ndala”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot