Nëse Benjamin Sesko përfundon transferimin te Manchester United, atëherë Rasmus Hojlund rrezikon seriozisht ta humbasë rolin si sulmuesi kryesor në formacionin e Erik ten Hag.
Një zhvillim i tillë mund ta shtyjë klubin anglez drejt shitjes së tij, vetëm dy vite pas ardhjes me bujë nga Atalanta.
Sipas burimeve pranë klubit, interesimi për Hojlund ka nisur të rritet sërish në Itali, me Romën dhe Milanin që kanë shfaqur interes konkret për rikthimin e danezit në Serie A, kampionatin ku ai shkëlqeu përpara transferimit në ‘Old Trafford’.
Një shitje potenciale për 30 milionë funte do të përfaqësonte një humbje për United, që investoi 72 milionë euro në verën e vitit 2023 për shërbimet e tij.
Megjithatë, duke qenë se sulmuesi është ende i vlerësuar në rreth 43 milionë funte dhe i lidhur me një kontratë pesëvjeçare, klubi do të kërkojë të maksimizojë çdo ofertë të mundshme.
Ndërkohë, ‘Djajtë e Kuq’ kanë shpenzuar tashmë mbi 130 milionë funte këtë verë për të siguruar Bryan Mbeumo dhe Matheus Cunha, dhe për të përmbushur kërkesat e rrepta të rregullave financiare të Premier League, klubi duhet të balancojë financat përmes disa largimeve, përpara se të realizojë blerje të tjera madhore.