Shkendija e Tetovës takohet me Qarabagun nga Azerbajxhani në kuadër të rrethit të tretë kualifikues të Champions League në futboll.
Muarem Muarem, aktualisht është trajner i Bashkimit nga Kumanova, thotë se Shkëbdija ka gjasa të mira.
"Sigurisht, edhe pse nuk jam më në Qarabak, e di situatën në atë klub dhe në futboll në përgjithësi në Azerbajxhan.
Kam shumë miq në Qarabag dhe kam ndërmend ti takoj kur të vijnë në Shkup.
Padyshim një ekip i fortë i udhëhequr nga trajneri Gurban Gurbanov, i cili ka qenë në krye të ekipit të Qarabag për 17 vjet.
Çfarëdo që të them për Qarabag është e njohur në publik, sigurisht që e dijnë në Shkendjë. Mendoj se Shkendja ka një rast ta kalojë Qarabagun", theksoi ish futbollisti i Qarabagut, Muarem.
"Shkendija ka një ekip të shkëlqyeshëm, një trajner të shkëlqyeshëm. Shkendija duhet të ketë sa më shumë posedimin e topit, nuk ka nevojë të mbrohet. Edhe Qarabag do të kërkojë të njëjtën gjë, kështu që do të takohen dy ekipe që këmbëngulin të luajnë, të posedojnë topin. Personalisht, u impresionova nga mënyra se si luajti,
Shkendija kundër Steauas, dhe kështu duhet të luajë kundër Qarabag. Sinqerisht, ne e dimë se kush është favoriti, por sipas mendimit tim Shkendija ka një rast të mirë për të shkuar më tej", tha Muarem Muarem për mediumin maqedonas "SportSport".