Ish-trajneri i Cristiano Ronaldos do në ekip sumluesin e Kombëtares, gati transferimi

- Bota Sot

Ish-trajneri i Cristiano Ronaldos do në ekip sumluesin e Kombëtares, gati transferimi

Fiorentina është vën në lëvizje për një rezervë të denjë në fazën ofensive.

Edhe pse trajneri Stefano Pioli e ka Moise Kean në detyrën e numrit “9”, ai kërkon siguri, teksa ka pikasur emrin e Kristian Shpendit.

Kjo do të ishte një mundësi e shkëlyqer për Shpendin. Nëse transferimi do të ndodh, sulmuesi i Kombëtares U-21 do të bëjë hapin e madh në karrierë. Pritet shumë shpejtë sipas “TuttomercatoWeb” që oferta të mbërrijë te Cezena.

Klubi në fjalë ka në pronësi kartonin e 22-vjeçarit. Sipas “Transfermarkt”, vlera e Kristjan Shpendin është 5.5 milionë euro. Kontrata me Cezenën mbetet e vlefshme deri në verën e vitit 2028..



Lexoni të gjitha në Bota Sot