I nënshkruar për pak më shumë se dy milionë euro nga Kopenhagen, suedezi Runi Bardgi ka bërë përshtypje në stërvitjet dhe daljet e para me Barcelonën.
Sulmuesi foli për mediat e klubit pas ndeshjes kundër FC Seul ku dha mendimet për ditët e tij të para si lojtar i Barçës, si është pritur në dhomat e zhveshjes dhe për debutimin me gol kundër Visel Kobes.
“Ditët e para kanë qenë të pabesueshme! Të gjithë po kujdesen shumë për mua dhe po e shijoj çdo ditë”, filloi 19-vjeçari. Ai foli dhe për debutimin e tij kundër Visel Kobes.
“Ndeshja e parë ishte e pabesueshme, kur debutova në Japoni ishte një ndjenjë e mrekullueshme. Gjithashtu, të qenit në gjendje të shënoj golin e parë e bëri edhe më të mirë.
Gjithmonë ka qenë ëndrra ime të jem këtu, kështu që shpresoj të qëndroj për shumë vite, ndoshta për të gjithë karrierën time nëse është e mundur".