BBC raporton se Manchester United ka vendosur të nxjerrë në shitje Rasmus Hojlund. Danezi në 62 ndeshje në Premier League, ka shënuar vtëm 14 gola në dy sezone, shumë larg asaj që pritej prej tij.
Kujtojmë se “Djajtë e Kuq” e paguan 80 milionë euro për kartonin e tij tek Atalanta në verën e vitit 2023 dhe pas vetëm dy sezonesh, e kanë nxjerrë atë në shitje. Hojlund nuk është në planet e trajnerit Ruben Amorim, ndaj është nxjerrë në shitje.
Manchester United po ndjek dy emra të njohur për të forcuar sulmin. Dëshira kryesore është Alexander Isak, për të cilin drejtuesit e Man. United ofruan 170 milionë euro, por vetë lojtari ka zgjedhur të transferohet te Liverpool.
Objektivi tjetër është Benjamin Sesko, për të cilin Leipzig kërkon 80 milionë euro. Klubi i Bundesligës po ashtu ka kërkuar që në marrëveshjen për Sesko-n të përfshihet pikërisht Rasmus Hojlund. Për danezin ka interes edhe nga klubet e Serisë A, si Milan dhe Napoli.