Konsiderohej i zhdukur nga familja, 19-vjeçari nga komuna e Suharekës gjendet në ndalim policor për trafik*im

- Gazeta e Prizrenit

Konsiderohej i zhdukur nga familja, 19-vjeçari nga komuna e Suharekës gjendet në ndalim policor për trafik*im

Një zhvillim befasues ka ndodhur në Suharekë, ku një i ri i raportuar si i zhdukur nga familja, është gjetur në ndalim policor në Prizren, përballë një akuze të rëndë.

Siç raporton Sinjali mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:00, në Stacionin Policor në Suharekë është paraqitur qytetari S.Z , nga fshati Samadrexhë, i cili ka raportuar zhdukjen e të birit, B. Zogaj, 19 vjeç.

Sipas prindit, djali ishte larguar nga shtëpia më 1 gusht dhe prej atëherë familja nuk kishte më asnjë kontakt apo informacion për vendndodhjen e tij.

Menjëherë pas raportimit, në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar rasti “Person i zhdukur”.


Por vetëm dy orë më vonë, rreth orës 11:30, Sinjali mëson se Policia ka pranuar informatë zyrtare se Zogaj ndodhej në ndalim në Prizren, nën dyshimet për përfshirje në veprën penale “Trafikim me qenie njerëzore”.

Me këtë rast, është informuar edhe Prokurori i Shtetit, ndërsa hetimet për rastin e trafikimit janë tashmë në duart e autoriteteve kompetente.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit