Elbasani mposht Tiranën

- Bota Sot

Elbasani mposht Tiranën

Elbasani ka fituar miqësoren ndaj Tiranës të zhvilluar në tokën greke. Në ndeshjen e zhvilluar në Greqi, skuadra e Ivan Gvozdenovic triumfoi me rezultatin 2-1.

Të tre golat e kësaj përballje u shënuan në pjesën e parë, e cila ishte më e luftuar, ndërsa e dyta e qetë.

Elbasani iu fal golave të shënuar nga Ze Gomes dhe Diallo, për të marrë fitoren. Golin e vetëm për Tiranën e shënoi Patsatsia.

Në krahun tjetër, Tirana vazhdon të mos njohë ende fitore në miqësoret e kësaj vere.



Lexoni të gjitha në Bota Sot