Vinicius Junior në udhëkryq

- Bota Sot

Vinicius Junior në udhëkryq

E ardhmja e Vinicius Junior është në një udhëkryq të vërtetë. Rinovimi me Real Madridin ka ngecur, pasi drejtuesit e “Los Blancos” janë të prerë në vendimet e tyre dhe nuk pranojnë të plotësojnë tekat e brazilianit.

Kujtojmë që Vinicius Junior ka kërkuar të jetë futbollisti më i paguar te Real Madrid, gjë që nuk është pranuar nga drejtuesit e klubit. Nëse deri dje, Vinicius Junior mund të përdorte interesimin e klubeve arabe si presion ndaj Real Madridit, sot kjo gjë nuk ndodh më.

“Cadena SER” raporton se është zbehur shumë ditët e fundit interesimi i klubeve arabe ndaj Vinicius Junior. Klubet saudite kanë vendosur të ulin ndjeshëm investimet përsa i përket transferimeve të yjeve të rinj, duke i dhënë prioritet zhvillimit të projekteve ekzistuese.

Kjo gjë është konfirmuar edhe nga drejtori i AKHS Sports, Omar Ruben, sipas të cilit klubet arabe kanë hequr dorë nga transferimet stratosferike, pasi janë të fokusuar te yjet dhe projektet që kanë aktualisht.

Kujtojmë së në fund të vitit 2024, Vinicius Junior refuzoi ofertën e ardhur nga Arabia Saudite, ku forohej 300 milionë euro për kartonin e tij te Real Madrid dhe 200 milionë euro rrogë në sezon për yllin brazilian.



Lexoni të gjitha në Bota Sot