Rakitiç me mesazh për tifozët e Milan pas transferimit të Modriç

- Bota Sot

Rakitiç me mesazh për tifozët e Milan pas transferimit të Modriç

Ish-futbollisti i Kombëtares së Kroacisë dhe i shumë klubeve evropiane, Ivan Rakitiç, tani drejtor teknik i Hajduk Split, e ka postuar një fotografi në Instagram me ish-bashkëlojtarin e tij Luka Modriç, i cili tashmë është pjesë e skuadres italiane, Milan.

Mesfushori kroat, që për vite me radhë ka qenë shtyllë e skuadres spanjolle, ka realizuar një ëndërr të fëmijërisë duke veshur fanellën e Milan dhe tash tifozët kuqezinj do ta kenë mundësinë të shohin në “San Siro” një tjetër fitues të Topit të Artë.

 Rakitiç e ka shoqëruar fotografinë me një mesazh drejtuar tifozëve kuqezinj.

“Ata nuk e dinë sa me fat janë, vëlla!!! Paç fat, gjithmonë pranë teje!!!

Faleminderit, vëlla, që më vizitove!”, ka shkruar ai.



Lexoni të gjitha në Bota Sot