Mbrojtja termike nuk mjafton – ushtari rus zbulohet nga droni dhe eliminohet

- Bota Sot

Mbrojtja termike nuk mjafton – ushtari rus zbulohet nga droni dhe eliminohet

Droni ukrainas ka filmuar momentin kur një ushtar rus, i veshur me një mantel të posaçëm kundër nxehtësisë (anti-termal), përpiqet të afrohet në mënyrë të fshehtë pranë pozicioneve të forcave ukrainase gjatë ditës.

Edhe pse ai kishte veshur pajisje që teorikisht duhet ta mbronin nga zbulimi termik, droni e identifikoi falë lëvizjeve të tij dhe kontrastit me terrenin përreth.

Kjo tregon se teknologjia e dronëve të Ukrainës është përmirësuar në mënyrë të ndjeshme, duke qenë në gjendje të zbulojë dhe neutralizojë kërcënime edhe në kushte të vështira vëzhgimi.

Përpjekja e ushtarit për të kaluar pa u vënë re dështoi, duke theksuar vështirësitë me të cilat përballen forcat ruse në vijën e frontit, sidomos përballë vëzhgimit të vazhdueshëm ajror nga ana e ukrainasve.

Theksojmë se gjatë ditës së sotme ukrainasit kanë goditur me dronë vetëvrasës disa depo karburanti në Socchi të Rusisë.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.



Lexoni të gjitha në Bota Sot