Barcelona vazhdon të besojë në aftësinë e saj për të regjistruar transferimet e reja, Roony Bardghji, Marcus Rashford dhe Joan Garcia, pa pasur nevojë për shitje të tjera lojtarësh.
Presidenti Joan Laporta po ashtu ka theksuar se klubi nuk ka ndërmend të përdorë rregullin emergjent për zëvendësim të një lojtari të dëmtuar për të regjistruar Garcian.
Nëse një lojtar mungon për shkak të dëmtimit për katër muaj, klubet e La Ligas mund të përdorin deri në 50 për qind të kufirit të pagave për të regjistruar një lojtar zëvendësues, shifra që rritet në 80 për qind nëse mungesa është pesë muaj ose më shumë.
Kur u raportua se Marc-Andre Ter Stegen mund të ketë nevojë për operacion për problemin e tij të shpinës, u mendua se Barcelona do ta shfrytëzonte këtë rregull për të regjistruar Garcian, pasi ai ende nuk ka zyrtarisht status.
Megjithatë, Ter Stegen njoftoi se do të mungojë vetëm për tre muaj.
Vendimi i La Ligas për të miratuar ndryshimin do të varet nga raporti mjekësor i Ter Stegen. Ndërkohë, thuhet se doktori Amelie Leglise, kirurgu i tij, ka dorëzuar një raport mjekësor që parashikon mungesën në mes të katër dhe pesë muajve.
Ekzistojnë kontrolle për këtë rregull. Nëse Ter Stegen nuk mungon minimumi tre muaj (kur mungesa është paraqitur si katër muaj), ose nuk mungon të paktën katër muaj (kur mungesa është paraqitur si pesë muaj ose më shumë), La Liga mund të penalizojë Barcelonën.
Sanksioni i parashikuar do të ndikojë në limitin e pagave të klubit, duke e ulur atë me trefishin e rrogës së Ter Stegen në këtë rast./