Ballkani ka mësuar kundërshtarin e ardhshëm në rast se ata ia dalin që të kualifikohen tutje ndaj Shamrock Rovers.
Klubi nga Suhareka do të luajë ndaj ekipit nga Irlanda në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Konferencës.
Ndeshja e parë do të luhet më 7 gusht në ‘Fadil Vokrri’, ndërsa ajo e kthimit një javë më vonë në Irlandë (14 gusht).
Në rast se të besuarit e Orges Shehit e sigurojnë kualifikimin, atëherë në fazën ‘play-off’ do të luajnë me fituesin e duelit tjetër Larne-Santa Clara.
Në qoftë se ata do të përballen me Larnen, kjo nuk do të ishte hera e parë që takohen këto dy skuadra.
Kjo për shkak se Ballkani më parë e ka sfiduar këtë ekip në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Konferencës, por ishte eliminuar me rezultat 4-1 pas penalltive.
Në fakt ata ishin përballur edhe në vitin 2023, këtë herë në rrethin e dytë të kualifikimeve të Ligës së Konferencës dhe suharekasit kishin avancuar tutje me rezultat 7-1 pas dy ndeshjeve.