Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho, ka vënë në shënjestër një nga talentët më të mëdhenj të Manchester United, Alejandro Garnacho.
Sipas mediave turke, klubi nga Stambolli po përgatit një ofertë zyrtare prej 45 milionë eurosh për sulmuesin argjentinas të krahut.
Garnacho, 20-vjeçar, ka qenë titullar i rregullt sezonin e kaluar, por raportimet nga Anglia thonë se ai nuk është në planet afatgjata të trajnerit të ri, Ruben Amorim.
Në sezonin 2024/25, ai luajti në 58 ndeshje në të gjitha garat, duke realizuar 11 gola dhe duke dhënë 10 asistime, një bilanc mbresëlënës për moshën e tij.
Përveç interesimit nga Fenerbahçe, për Garnachon kanë shprehur interes edhe skuadra të tjera të mëdha evropiane si Chelsea dhe Napoli.
Megjithatë, turqit shpresojnë se prania e Jose Mourinhos në krye të pankinës mund të jetë faktori që do ta bindë lojtarin të transferohet në Stamboll.
Rreth të ardhmes së tij pritet të ketë zhvillime gjatë kësaj jave, derisa te United po presin shitjen e argjentinasit.