Nga vezët te patatet dhe mishi, ja si vlerësohet “Lojtari i Ndeshjes”

- Bota Sot

Nga vezët te patatet dhe mishi, ja si vlerësohet “Lojtari i Ndeshjes”

Është bërë një ritual në futboll: në fund të çdo ndeshjeje, lojtari më i mirë në fushë pozon për një foto me trofeun e “MVP” në duar. Kjo praktikë është e përhapur në të gjitha ligat kryesore evropiane, por jo në Evropën Veriore, ku ende ekzistojnë çmime “alternative”, të cilat do të prisnit t’i gjenit në fushat provinciale dhe sigurisht jo në divizionet e larta.

Një shembull kryesor është ajo që i ndodhi Maxime Soulas, mbrojtësit të Sonderjyske.

Pasi udhëhoqi ekipin e tij drejt fitores, përfshirë një gol, në ndeshjen e tretë të Superligës (divizioni i lartë danez) kundër Nordsjaelland, francezi mori një karrocë të ngarkuar me 55 kilogramë patate në vend të trofeut tradicional.

Por ky nuk është një rast i izoluar në elitën e futbollit danez.

Në Eliteserien, divizionin më të lartë të Norvegjisë, portieri i Byrne, Jan de Boer, mori katër kuti me vezë si çmim, ndërsa një shok tjetër skuadre më parë ishte shpërblyer me një qengj. Kjo nuk është për t’u habitur duke pasur parasysh se vetëm një javë më parë, një lojtar tjetër u shpërblye me 40 pako bollgur, 100 vezë dhe 20 litra qumësht.

Pa përmendur çmimin e marrë nga një lojtar nga Varhaug, gjithashtu në divizionin e lartë norvegjez: 22.6 kilogramë mish derri.



Lexoni të gjitha në Bota Sot