Luis Diaz trondit hierarkinë Koman-Gnabri

- Bota Sot

Luis Diaz trondit hierarkinë Koman-Gnabri

Një fillim rrufe për periudhën e re të Bajernit! Luis Diaz (28) tregoi menjëherë në paraqitjen e tij të parë me fanellën e kampionëve rekord pse klubi pagoi plot 67.5 milionë euro për të.Kolumbiani la menjëherë gjurmë në fitoren 2-1 në miqësoren ndaj Olimpik Lion, duke sjellë ndryshime të ndjeshme në hierarkinë e krahëve të Bajernit. I futur në lojë në pjesën e dytë, Diaz fitoi një penallti vetëm disa minuta më vonë, të cilën Majkëll Olise e shndërroi në gol për 1-0 (53’).

I shpejtë, lozonjar, i rrezikshëm, Diaz ishte pjesë e pothuajse çdo aksioni sulmues. Drejtori sportiv i Bajernit, Kristoph Frojnd, e lavdëroi: “Ai është kërcënim për golin dhe shumë i shpejtë, një lojtar i vërtetë skuadre.

Të jep përshtypjen sikur është këtu prej kohësh.” Vetë Diaz u shpreh paksa i pakënaqur pas ndeshjes për Bajern TV: “Mendoj se personalisht luajta mirë, kisha raste për të shënuar, por shpresoj që herën tjetër të gjej rrjetën.”

Një sinjal paralajmërues për konkurrentët! Olise e ka siguruar krahun e djathtë, ngushtohet situata në të majtë Në krahun e djathtë, aktualisht nuk ka asnjë që mund t’i marrë vendin golashënuesit të dyfishtë me Lionin, Majkëll Olise (23), i cili realizoi 20 gola dhe dha 23 asiste sezonin e kaluar. Sipas BILD, talenti i ri Lenart Karl (17) pritet të zhvillohet si zëvëndës. Tre lojtarë ndërkombëtarë po luftojnë për një vend në të majtë:

Diaz, Serxh Gnabri (30) dhe Kingsli Koman (29). Përparësia e blerjes së re është tarifa e lartë e transferimit dhe paraqitja e fortë në debutim. Për më tepër, Koman dhe Gnabri janë në listën e brendshme të “të largueshmëve”, pasi kohët e fundit janë parë si kandidatë të pasigurt.

Gnabri mund të përpiqet të gjejë vend në formacion përmes një roli qendror: Gjermani shpesh ka luajtur pas Herri Kejn (32) në rolin e “numrit dhjetë”, dhe mund të përfitojë nga mungesa e Musialës. Kjo nuk duket të jetë një opsion për Komanin, i cili ndihet më rehat në krah. Fakti është: Diaz tashmë është këtu dhe po vendos presion që në fillim! Koman dhe Gnabri duhet të japin maksimumin tani, përndryshe rrezikojnë të përfundojnë në stol. Me konkurrencën që shtohet, Vinsent Kompani do të ketë një luks zgjedhjeje, por edhe një sfidë për të menaxhuar egot dhe pritshmëritë e lojtarëve.



Lexoni të gjitha në Bota Sot