Skuadra e madhe kroate Hajduku i Splitit do të luajë në Tiranë më 14 gusht.
Skuadra e Dinamos së Tiranës po përgatitet maksimalisht, në radhë parë për ndeshjen e 7 gushtit në Split (21.00) në kuadër të rrethit të tretë të kualifikueseve të Conference League.
“Klubi dinamovit bën me dije se ndeshja e kthimit kundër Hajdukut të Splitit, e vlefshme për turin e tretë të UEFA Conference League, do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.
Presidenti Adrian Bardhi ka bërë të gjitha përpjekjet dhe ka plotësuar dëshirën e tifozëve blu, të cilët tashmë kanë më shumë mundësi për ta përkrahur ekipin e zemrës nga afër në kryeqytet.
Ndryshimi i stadiumit për ndeshjen e programuar për më 14 gusht nga “Elbasan Arena” në “Air Albania”, është konfirmuar edhe nga UEFA”, njofton FC Dinamo.