Hadergjonaj dhe Aliti zgjasin kontratat me Alanyaspor

- Bota Sot

Hadergjonaj dhe Aliti zgjasin kontratat me Alanyaspor

Dy futbollistët e Kombëtares së Kosovës, Florent Hadergjonaj dhe Fidan Aliti, kanë zgjatur kontratat e tyre me klubin turk Corendon Alanyaspor.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një ceremonie të organizuar në ambientet sportive, ku i pranishëm ka qenë edhe kryetari i klubit, Hasan Çavuşoglu.

Sipas Çavuşoglu, Alanyaspor ka zgjatur kontratat me sulmuesin nga Koreja e Jugut, Ui-jo Hwang, mbrojtësin e djathtë kosovar Florent Hadergjonaj dhe mbrojtësin Fatih Aksoy deri në vitin 2027, ndërsa me Fidan Alitin dhe mesfushorin Umit Akdag deri në vitin 2028.

Hadergjonaj ka shprehur mirënjohje për besimin e dhënë, duke thënë se vendimi për të vazhduar me klubin ishte i lehtë. “Unë dhe familja ime jemi të lumtur këtu. Vitin e kaluar, Alanyaspor u përball me disa sfida, por shpresoj që ky sezon të jetë më i mirë. Pata një sezon të mirë individualisht dhe dhashë kontribut të rëndësishëm. Dua të kontribuoj edhe më shumë këtë sezon”, ka thënë ai.  

Ndërkohë, Aliti ka deklaruar se vazhdimi me Alanyaspor ishte një vendim i natyrshëm. “Jemi shumë rehat këtu. Nuk kam dyshime për qëndrimin tim në tre vitet e ardhshme. Do të punoj për të pasur një sezon më pozitiv”, është shprehur ai.



Lexoni të gjitha në Bota Sot