Flamurtari u rikthye në Superiore pas thuajse 5 vitesh dhe në këtë sezon do të luajë mes më të mirëve në elitë.
Rikthimi vjen me ndryshime dhe vlonjatët kanë vendosur të paraqiten ndryshe.
Kështu klubi ka ndryshuar logon. Gjithsesi kanë mbajtur ngjyrat bazë, të kuqen dhe të zezën, teksa ndryshon ndjeshëm në dizanj.
Fotoja me logon e re është postuar në faqen e klubit. Madje nuk mungojnë as komentet, me tifozët që japin edhe mendimin e tyre mbi logon e re.