Edhe pse ka bërë disa largime këtë verë, Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford, për sezonin e ri në La Liga.
Mes shumë emrave që kanë katalanasit në mesfushë, ai që duhet të sakrifikohet mesa duket është Marc Casado. Mesfushori difensiv, 21 vjeç, fitoi vëmendjen e të gjithëve me paraqitjet e tij në gjysmën e parë të sezonit të kaluar, më pas roli i tij në fushë filloi të zbehej për shkak të formës së shkëlqyer te Frenkie De Jong dhe të besuarit të Hansi Flick, Marc Bernal.
Në këtë mënyrë, drejtuesit e Barcelona kanë vendosur të nxjerrin në shitje Marc Casado. E ardhmja e mesfushorit spanjoll pritet të jetë në Bundesliga, aty ku Leverkusen po përgatit një ofertë 30 milionë euro për transferimin e tij. Trajneri Erik ten Hag e ka identifikuar mesfushorin katalanas si një nga nënshkrimet prioritare për të forcuar mesfushën.
Me siguri që Barcelona do mbajë një përqindje për shitjen e tij të radhës, si dhe një klauzolë riblerje, ndërsa detajet e tjera pritet të zbulohen së shpejti.