Ardon Jashari është te skuadra e njohur europiane e AC Milan.
Transferimi i kumanovarit, skuadrës nga Milano do ti kushtojë plotë 38 milion euro, që e bënë atë futbollistin e dytë më të shtrenjtë në histori.
Epitetin e futbollistit më të shtrenjë shqiptarë në tregun europian të futbollit, e mban Granit Xhaka.
Që të dy janë pjesë e përfaqësueses së Zvicrës, ndërsa edhe përkundër interesimit nga ekipi milanez për ti bashkuar ata edhe në nivel klubesh, Xhaka përfundoi në Angli, te skuadra e Sanderlendit.
Do të jetë kjo hera e dytë, që Graniti do të luaj në Premierligën angleze, aty ku më parë kishte luajtur me Arsenalin.