Shkëndija e Tetovës pret sonte Qarabagun në rrethin e tretë kualifikues për në Ligën e Kampionëve.
Klubi shqiptar nga Maqedonia e Veriut po ia mësyen garës më të madhe për klube në Evropë dhe tani përballë ka skuadrën nga Azerbejxhani.
Më poshtë gjeni formacionet e të dyja klubeve për takimin që nis nga ora 20:00, ku spikasin shtatë shqiptarë, tre nga Shqipëria, një nga Kosova dhe tre nga Maqedonia e Veriut.
Liridon Latifi, Endrit Krasniqi, Besart Ibraimi, Imran Fetai, Klisman Cake, Aleksander Trumci dhe Reshat Ramadani janë shqiptarët në formacionin e kampionit të Maqedonisë së Veriut.