FC Krosa kampioni i turneut “Mërgimtari” në fshatin Varosh

- Bota Sot

FC Krosa kampioni i turneut “Mërgimtari” në fshatin Varosh

Organizim i shkëlqyeshëm, atmosferë e bukur sportive si gjithmonë në turneun tradicional “Mërgimtari 2025” në futboll të vogël, që mbahet çdo vit në fshatin Varosh të Ferizajt.

FC Krosa është kampion i turneut.

FC Krosa triumfoi në finale me rezultat 1:0 ndaj FC Shabanit.

Foto e përbashkët

Kryetari i fshatit Varosh, Visar Heda, tha se ky turne u organizua ashtu si i ka hije dhe ishin një numër i madh i shikuesve.

“Turneu u organizua me përkushtim dhe dashuri nga Kryesia e Fshatit Varosh, të cilët ofruan një organizim dinjitoz dhe një atmosferë festive për banorët dhe mërgimtarët tanë të dashur.

 Për 6 ditë me radhë, fshati Varosh u shndërrua në qendër të një spektakli sportiv të jashtëzakonshëm! Morën pjesl 22 ekipe të të rriturve, 12 ekipe të fëmijëve dhe 340 lojtarë nga të gjitha lagjet, ku krijuan emocione dhe lojë të bukur që do të mbahen mend gjatë.

Finalja e madhe u luajt mes FC Shabani dhe FC Krosa.

Një ndeshje me ritëm të lartë, lojë të pastër dhe atmosferë elektrizuese! Pas kohës së rregullt dhe vazhdimeve, Ardit Krosa shënoi golin vendimtar duke i dhënë FC Krosa titullin e kampionit!

Çmime individuale:

Lojtari më i mirë i turneut: Leoutrim Shabani
Portieri më i mirë: Blerton Krosa

Kupa e kampionit iu dorëzua FC Krosa nga sponsori gjeneral i turneut dhe përfaqësuesi i FC ShabanI, z. Zahir Shabani, në prani të organizatorëve z .Habib Krosa dhe  kryetarit te  fshatit Visar Heda

Mysafirë specialë ishin edhe përfaqësuesit e KFOR-it Amerikan, të cilët zhvilluan një ndeshje miqësore me ekipin Millenium Resort, duke sjellë edhe më shumë ngrohtësi dhe bashkëpunim në këtë ngjarje”, njofton Heda.



Lexoni të gjitha në Bota Sot