Dr. Afrim Avdaj tërhiqet nga gara për dejtor të Spitalit Rajonal

- Gazeta e Prizrenit

Dr. Afrim Avdaj tërhiqet nga gara për dejtor të Spitalit Rajonal
Doktori e ish- drejtori i meparshëm, Afrim Avdaj, ka njoftuar se nuk do të garojë më për pozitën e drejtorit të Spitalit Rajonal të Prizrenit.

Arsyeja e tërheqjes së tij nga gara, sipas Avdajt, ka të bëjë me “pazaret” në konkursin për këtë pozitë

Dr. Avdaj përmes një postimi në facebok, ndër tjera njoftoi:

Të nderuar qytetarë dhe kolegë,
Ju falënderoj për mbështetjen që të rikthehem në krye të Spitalit Rajonal të Prizrenit – një institucion që gjatë drejtimit tim u vlerësua si model në rajon dhe Evropë.

“Pavarësisht kësaj, njoftoj tërheqjen time nga gara për drejtor të spitalit.
Mbetem pranë qytetarëve dhe stafit, në çdo sfidë për shëndetësinë publike. Shëndetësia humbet kur pazaret fitojnë mbi profesionalizmin” shkroi ai.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit