Media zvicerane për shqiptarin: Transferimi i tretë më i shtrenjtë zviceran

- Bota Sot

Media zvicerane për shqiptarin: Transferimi i tretë më i shtrenjtë zviceran

Pas negociatave të vështira me Club Brugge, Ardon Jashari e ka përmbushur ëndrrën e tij. 

Reprezentuesi zviceran nënshkroi kontratë me AC Milani deri në vitin 2030 dhe pritet të luajë rol kyç në mesfushë, - shkruan mediumi zviceran “Blick”.

“Ardon Jashari transferohet në Milano për shifrën deri në 40 milionë euro (duke përfshirë bonuset).

Kjo e bën atë lojtarin e tretë zviceran më të shtrenjtë të të gjitha kohërave, pas Granit Xhakës (32; 45 milionë euro te Arsenali) dhe Dan Ndoye (24; 42 milionë euro te Nottingham).

Pas vizitave mjekësore të mërkurën, ai do të nënshkruajë kontratë me Rossonerët deri në vitin 2030 dhe pritet të fitojë gjithsej 12 milionë franga gjatë kësaj kohe”, shkruan mes të tjera.



Lexoni të gjitha në Bota Sot