Lojtari shqiptar donte vilë në bregdet, ja vendimi i habitshëm i klubit italian

- Bota Sot

Lojtari shqiptar donte vilë në bregdet, ja vendimi i habitshëm i klubit italian

Dikur refuzonte ftesën e Shqipërisë me shpresën se do luante për Italinë, por që nga ai moment karriera e Elvis Kabashit mori një rrjedhë të çuditshme.

Së fundmi, mesfushori 31-vjeçar u largua si lojtar i lirë nga ekipi i Reggiana, që bën pjesë në Serie B, dhe do firmoste për Ascoli-n, që bën pjesë në Serie C.

Mungonte vetëm firma në kontratën që ishte planifikuar për të hënën, por ajo nuk do të ndodhë, sepse Ascoli i ka thënë “jo” Elvis Kabashit.

Arsyeja? Mesfushori 31-vjeçar ka kërkuar një vilë në bregdet, gjë që nuk është pranuar nga drejtuesit e rinj të klubit bardhezi.

Kjo, për shkak të një “pakti etik” të bërë me tifozët, i cili parashikon që lojtarët e Ascolit të jenë pjesë e komunitetit lokal, të jetojnë në qytet dhe të jenë pranë tifozëve – ashtu si në kohën e legjendarit president Costantino Rozzi.

Kabashi, përkundrazi, kërkoi të jetonte në bregdet – dhe për këtë arsye, Ascoli vendosi të mos e firmosë kontratën, duke respektuar parimet që ka vendosur klubi.

“Ascoli vendosi të mos e marrë Kabashin sepse jemi një klub që nuk do që të shkelë mbi parimet e veta. Bëmë një pakt me qytetin dhe e respektojmë. Nëse një lojtar vjen dhe kërkon të vendosë rregullat vetë, atëherë Ascoli nuk është qyteti i duhur për të. Një lojtar që vendos si kusht jetesën në rivierë, në një sezon si ky, nuk është i mirëpritur”, tha presidenti i ekipit, Bernardino Passeri, në një intervistë për mediat lokale.



Lexoni të gjitha në Bota Sot