Alonso i pakënaqur me yllin e Real Madridit

- Bota Sot

Alonso i pakënaqur me yllin e Real Madridit

E ardhmja e Rodrygos te Real Madridi është nën vëzhgim të ri, me trajnerin e ri Xabi Alonso që thuhet se nuk është "plotësisht i kënaqur" me performancat e brazilianit.

Sipas The “Athletic”, Alonso po kërkon të shtojë më shumë lojtarë në skuadrën e tij para se të mbyllet afati kalimtar i verës dhe do të kërkojë të zëvendësojë Rodrygon, 24 vjeç, nëse ai largohet.

Rodrygo aktualisht po punon me agjentin e tij Pini Zahavi për një largim të mundshëm, pasi është gjithnjë e më i shqetësuar për rolin e tij në klub.

Kuptohet që Real Madridi do të ishte i hapur për të shitur anësorin brazilian nëse një ofertë mjaft e mirë vjen së shpejti.

Skuadrat e Premier Ligës, Arsenal dhe Tottenham, janë lidhur ngushtë me një lojtar të ri, teksa kërkojnë të përforcojnë opsionet e tyre sulmuese për sezonin 2025/26.



Lexoni të gjitha në Bota Sot