Gjiganti francez në bisedime me Zhegrovën

- Bota Sot

Gjiganti francez në bisedime me Zhegrovën

Sipas një raporti nga “Foot Mercato”, Olympique de Marseille po synon një transferim të anësorit të Lille OSC, Edon Zhegrova, por përballet me konkurrencë të fortë për nënshkrimin e tij.

Koha e Zhegrovës me Lille po mbaron dhe klubi e ka bërë të qartë se është i gatshëm ta shesë atë këtë verë (për çmimin e duhur ). Reprezentuesi i Kosovës ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij dhe ka bërë shpesh deklarata se është gati të largohet për në një klub të ri.

“Foot Mercato” shkruan se Zhegrova është shumë i interesuar në mundësinë e bashkimit me Marsejën, e cila do të luajë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm. Ai ka të ngjarë të jetë konkurrencë për Mason Greenëood në krahun e djathtë të sulmit.

Megjithatë, edhe skuadra saudite Al-Nassr e ka në shënjestër dhe dëshiron ta shohë atë të bashkohet me një sulm ku luajnë Cristiano Ronaldo dhe João Felix. Al-Nassr thuhet se është në bisedime me Zhegrovën për një transferim.

Pavarësisht situatës së tij me kontratën dhe gatishmërisë së tij për tu larguar, Lille nuk është e gatshme të heqë dorë nga një çmim me vlerë rreth 15 milionë euro (plus 5 milionë euro në bonuse).



Lexoni të gjitha në Bota Sot