Manchester City do ta “blindojë” Rodrin

- Bota Sot

Manchester City do ta “blindojë” Rodrin

Manchester City ka vendosur si prioritet absolut rinovimin e kontratës me Rodri Hernández.

Me kontratën që i skadon në qershor 2027, mesfushori spanjoll është kthyer në objektiv të dëshiruar nga Real Madridi, i cili është gati të përfitojë nga çdo turbulencë që mund të vijë si pasojë e 115 akuzave që ende rëndojnë mbi klubin anglez në Premier League.

Prej kohësh, “Los Blancos” po ndjekin situatën, me shpresën se një ndëshkim i mundshëm mund të hapë rrugën e goditjes së bujshme.

Për të shmangur çdo rrezik, “Citizens” kanë përshpejtuar negociatat për t’i ofruar fituesit të fundit të “Topit të Artë” rinovim “faraonik”. Sipas shtypit anglez, kontrata e re do ta lidhte me klubin nga “Etihad” deri në vitin 2029, me rrogën që do t’i rritej nga 180.000 paund në javë në 300.000, duke e vendosur pas vetëm Erling Haaland, i cili kryeson listën me mbi 500.000 paund në javë.

Rodri, i cili sapo ka mbushur 29 vjeç, konsiderohet nga Pep Guardiola dhe drejtuesit e klubit si një element i pazëvendësueshëm, deri në atë pikë sa krahasohet për rëndësinë që ka me vetë Haaland.

Mungesa e spanjollit për shkak dëmtimi, sezonin e kaluar, pati ndikim shkatërrues në paraqitjet e skuadrës, duke treguar se sa thelbësor është ai në sistemin taktik të trajnerit katalanas.

Të bindësh Rodrin të qëndrojë do të thotë për City të blindojë zemrën e mesfushës së vet dhe, mbi të gjitha, të shmangë shitjen e tij te një rival direkte për Champions League.



Lexoni të gjitha në Bota Sot