Partizani zyrtarizon trajnerin

- Bota Sot

Partizani zyrtarizon trajnerin

Mladen Milinkoviç do të prezantohet sot te Partizani, në orën 17:00 në ambjentet e stadiumit “Arena e Demave”.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi i kuq.Duke qenë se trajneri mbërriti në orët e vona të natës në aeroport, zyrtarizimi i tij u vendos për sot. Palët ranë dakord për fillimin e bashkëpunimit pas negociatave të suksesshme.

Milinkoviç fitoi kështu përballë konkurrencës me Françesko Morieron dhe Mario Cvitanoviç. Duhet thënë se është dëshirë e vjetër e klubit të kuq, që i beson stolin pas dështimit në Europë.

Trajneri serbo-boshnjak do të stërvisë menjëherë ekipin e parë, ndërsa që prej 25 korrikut ata ndodhen nën drejtimin e Fatjon Muhametit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot