Te Real Madridi po e përgatitin “fortë” Arda Gulerin

- Bota Sot

Te Real Madridi po e përgatitin “fortë” Arda Gulerin

Arda Guler pritet të jetë lojtari kyç i sistemit të ri të Xabi Alonsos te skuadra e Real Madridit.

I ardhur nga Fenerbahce vite më parë, por me peshë të lehtë dhe vështirë për t’u përshtatur me lojën në Spanjë, tashmë Arda po përgatitet për çdo ballafaqim.

Raportohet se lojtari i Kombëtares së Turqisë është duke punuar shumë në aspektin fizik.

Madje ka shtuar tetë kilogram, duke formuar muskuj.

Arda Guler luajti pothuajse gjithë ndeshjet në Kupën e Botës për Klube, duke u vërejtur që është një lojtar kyç në sistemin e ri të Xabi Alonsos.



Lexoni të gjitha në Bota Sot