Popov lartëson lojtarin e Kosovës

- Bota Sot

Popov lartëson lojtarin e Kosovës

Ish-lojtari i Rubin Kazanit, Aleksei Popov, në një bisedë me Business Online, foli për ndryshimet në lojën e sulmuesit, Mirlind Daku.

“Më duket se ai është bërë më i qetë, por kjo lidhet edhe me përshtatjen në Rusi.

Ai ka një karakter shumë kompleks, duke gjykuar nga thashethemet.

Me sa duket, ai është pjekur dhe është bërë më profesional në qasjen e tij ndaj futbollit. Ai është një lojtar shumë i larmishëm, kjo është e rrallë”, deklaroi ai për Dakun.

Këtë javë, Mirlindi u përfshi në 6 sulmuesit më të mirë në historinë e klubit. Shqiptari ka shënuar 29 gola për Rubin në të gjitha turnetë.

Në të njëjtën kohë, ai është vetëm në sezonin e tij të tretë në klubin e Kazanit. Këtë sezon, ai regjistron tre gola në kampionatin rus dhe është në vendin e dytë në garën e golashënuesve.



Lexoni të gjitha në Bota Sot