Broja është i gatshëm

- Bota Sot

Broja është i gatshëm

Sipas raportimeve të fundit nga mediat britanike, sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja, ka përfunduar me sukses vizitat mjekësore te Burnley, duke i hapur rrugë transferimit të tij të shumëpritur nga Chelsea.

22-vjeçari ka kaluar disa vite të vështira për shkak të dëmtimeve të rënda.

Fillimisht, ai pësoi një çarje të tendinës së Akilit, e cila e mbajti jashtë fushave për një kohë të gjatë. Më pas, vetëm pak pas rikthimit, një dëmtim serioz në kyçin e këmbës e ndaloi sërish.

Sipas Sky Sports, lojtari është gati për të udhëtuar dhe për të kompletuar transferimin, pasi është pajisur me dritën jeshile nga stafi mjekësor.

Te Burnley, ai mund të rigjejë formën dhe të kthehet te shënimi i golave në mënyrë të vazhdueshme. Për Chelsea, përveçse heqin nga lista e pagave 80 mijë paundët në javë, ky transferim shihet si një zgjidhje ideale për të gjitha palët.



Lexoni të gjitha në Bota Sot