Beteja për një vend në formacionin e Bayernit

- Bota Sot

Beteja për një vend në formacionin e Bayernit

Për njëmbëdhjetë ditë, Bayerni i Munihut do të përballet me Shtutgartin për titullin e parë të sezonit, me dy miqësore ende për tu zhvilluar deri atëherë.Megjithatë, formacioni titullar i trajnerit Vinsent Kompani është kryesisht i qartë.

Kampionët rekord do të jenë pa të dëmtuarit afatgjatë Jamal Musiala, Alfonso Dejvis dhe Hiroki Ito. Deri në rikthimin e tyredhe në mungesë të dëmtimeve të tjera apo afrimeve të reja formacioni bazë i Kompani për ndeshjet e rëndësishme është lehtësisht i parashikueshëm dhe surprizat janë të pamundshme.

Manuel Nojer është zgjedhja e vetme për portën, dhe mbrojtja me katër është gjithashtu e vendosur, nga e djathta në të majtë: Konrad Laimer, Dajot Upamekano, Xhonatan Tah dhe Josip Stanishiç, i cili është më i qëndrueshëm në aspektin mbrojtës sesa alternativa Rafael Guerreiro. Xhoshua Kimish konsiderohet i pazëvëndësueshëm në pozicionin e “dyshes së mbrojtjes”, ndërsa përpara, përkrah qendërsulmuesit Herri Kejn, janë anësorët Majkëll Olise dhe afrimi i ri Luis Díaz.

Këta nëntë lojtarë janë thuajse të sigurt në formacionin titullar për ndeshjen kundër Shtutgart në Superkupën që zhvillohet të shtunën e ardhshme.

Pozicione ende të kontestuara janë ai pranë Kimish dhe vendi i Musialës si numër 10. Me mungesën e të dëmtuarit Aleksandar Pavloviç dhe Xhoao Palinjas, i cili është huazuar te Totenhem, opsionet e mbetura janë Leon Goretzka dhe ndërkombëtari i ri Tom Bishof, i marrë si lojtar i lirë nga Hofenhajm. Vinsent Kompani zakonisht preferon përvojën në ndeshje të tilla, gjë që e favorizon Goretzkan. 30-vjeçari, ashtu si Serzh Gnabri, është në vitin e fundit të kontratës me Bajernin.

Të dy kanë qenë të hapur për transferime në të kaluarën. Tani, mund të jetë një rastësi interesante që të dy mund të luajnë. Gnabri është favorit për rolin e lirë në sulm, pas Kejn.

Nëse Olise zhvendoset nga krahu i djathtë në qendër, Kingsli Komani, i cili është përballur me konkurrencë të fortë nga Luis Díazmund të ketë një mundësi. Talente si Paul Vaner (19) dhe Lenart Karl (17), nga ana tjetër, do të duhet të provojnë veten me paraqitje të shkurtra. Kjo vlen për testet e mbetura kundër Totenhem të enjten dhe Grasshoper Zyrih të hënën e ardhshme, si dhe për rastet si zëvendësues në ndeshjet zyrtare, duke nisur me Superkupën.



Lexoni të gjitha në Bota Sot