Ardian Kozniku flet për Hajdukun e Pajazitin, befason për Dinamon e Tiranës dhe Ilir Dajën

- Bota Sot

Ardian Kozniku flet për Hajdukun e Pajazitin, befason për Dinamon e Tiranës dhe Ilir Dajën

Legjenda e futbollit të Kosovës dhe kroacisë, Ardian Kozniku, ish - sulmuesi i Hajdukut të Splitit, ka folur për mediumin kroat “Sport”.

Në një intervistë për mediumin kroat Kozniku analizon fillimin e Kampionatit të Kroacisë, përshkruan presionin që mbart fanella e bardhë (Hajdukut). 

“Sa i përket përforcimeve, janë sjellë futbollistë cilësorë si Ante Rebiç dhe Adrion Pajaziti. 

Janë ndeshjet e para, ende është herët për një analizë më të thellë, por padyshim është bërë një përzgjedhje e mirë dhe Goran Vuçeviq dhe Ivan Rakitiç kanë meritat e tyre në këtë, dhe qëllimi i tyre është të bëjnë një ndryshim me përforcimet.

Pajaziti është përforcim i mirë. Ai erdhi nga Anglia. Ai ka shtetësi të dyfishtë, britannike - shqiptare dhe do të jetë një përforcim i mirë.

Ai tregoi cilësi në këto dy ndeshje që luajti”, thotë Kozniku.

Hajduku e mundi Istrën me rezultat 2:1 në kuadër të javës së parë, eliminoi Zira-n me shumë probleme dhe tani përballet me Dinamon e Tiranës (më 7 dhe 14 gusht). Si e komentoni fillimin e sezonit të Hajdukut?

Ardian Kozniku: Hajduku e hapi kampionatin me një fitore kundër Istrës, të cilën e priste. Nuk ishte ndeshje e lehtë, por qe në javën e parë regjistruan fitore. Dinamo fitoi tre pikë, Rijeka gjithashtu tre, kështu që mendoj se na pret një kampionat shumë, shumë interesant.

Hajduku do të përballet me Dinamo e Tiranës. Çfarë mund të konkludohet pas ndeshjeve kundër Zira-s dhe dramës në ‘Polud’ në ndeshjen e kthimit?

Ardiaan Kozniku: Sipas mendimit tim, Hajduku, megjithëse me shumë dramë dhe vetëm pas kohës shtesë, me meritë e kaloi Zira-n, pavarësisht gabimit që e vuri në një situatë të vështirë.

Kishte shumë gjëra të mira për t’u parë në Split dhe në fund ata meritonin të festonin.

Kjo tregon se, megjithëse rezultati mund të ndryshojë shpejt, cilësia e vërtetë del në pah kur është e nevojshme.

Çfarë mund të presin tifozët e Hajdukut në dhjetë ditët e ardhshme kur bëhet fjalë për Dinamon e Tiranës?

Ardian Kozniku: Është klub me një traditë të madhe në Shqipëri, klub që ka fituar kampionatin dhe Kupën shumë herë. Vërtet, ata nuk e kanë fituar kampionatin për një kohë të gjatë, por janë fituesit aktualë të Kupës.

Mund të them se në Shqipëri ata janë të ngjashëm me Hajdukun në Kroaci. Dinamo e Tiranës ka investitorë të rinj, gjë që ndihet shumë në ambiciet e klubit. Vlen të përmendet se Eduard Abazi nga Dinamo e Tiranës ishte transferuar në Hajduk në fillim të viteve të 90-ta dhe disa tifozë me siguri do ta kujtojnë atë.

A e njihni mirë trajnerin e Dinamos së Tiranës dhe a e kujtojnë atë edhe tifozët e Dinamos së Zagrebit?

Ardian Kozniku: Po, që nga ky sezon, Dinamo e Tiranës drejtohet nga Iliar Daja, një trajner me shumë përvojë për të cilin jam shumë i kënaqur.

Ai ishte kampion në Kosovë tre herë radhazi me Ballkanin dhe qetësia dhe disiplina e tij është e dukshme në lojën e tij.

Kur Daja ishte në krye të Ballkanit, ai gjithashtu fitoi 2:0 kundër Dinamos së Zagrebit në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës dy vjet më parë dhe kjo thotë diçka.

Me Dinamon e Tiranës, Daja fitoi edhe Kupën sezonin e kaluar, gjë që tregon se asnjë kundërshtar nuk duhet nënvlerësuar.



Lexoni të gjitha në Bota Sot