Tirana ka arritur një fitore bindëse në ndeshjen miqësore të radhës në tokën greke.
Kryeqytetasit kanë mposhtur skuadrën vendase Eordaikosit me rezultatin 3-1, duke treguar formë pozitive në fazën përgatitore.
Golat për bardheblutë u realizuan nga Bastari, Doka dhe Haxhiu, të cilët konfirmuan gjendjen e mirë fizike dhe aftësinë për të zgjidhur ndeshjen. Ky ishte takimi i tretë miqësor që Tirana zhvillon në Greqi.
Më parë, ajo është mundur nga Elbasani me shifrat 2-1 dhe ka barazuar 2-2 ndaj Panserraikosit.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Vangjel Mile do ta mbyllë këtë tur përgatitor të verës me miqësoren e fundit, që do të luhet të premten ndaj skuadrës së Kallamatës, sërish në Greqi.