Futbollisti Kiernan Dewsbury-Hall është larguar nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës.
Mesfushori ka firmosur me Evertonin, një kontratë deri në vitin 2030.
Në vitin 2024, Hall u transferua te Blutë e Londrës nga Leicester City, por nuk pati minuta të majftueshme brenda sezonit të kaluar, andaj vendosi për t’u larguar.
Lojtari ishte pjesë e ekipit të Enzo Marescas në Kupën e Botës për Klube, ku fitoi në fund trofeun.
“Jam shumë i lumtur. Mezi pres të luajë. Të gjithë janë të gëzuar edhe familja ime. Everton është një nga skuadrat më të mëdha në këtë vend”, u shpreh ish-lojtari i Chelseat..