Zanetti: Chivu perfekt për Interin

- Bota Sot

Zanetti: Chivu perfekt për Interin

Interi ka nisur një kapitull të ri me shumë ambicie, por pa harruar mësimet dhe emocionet e sezonit të kaluar. Në një intervistë të gjatë për “Clank!” me gazetarin Juan Pablo Varsky, Javier Zanetti, zëvendëspresidenti i klubit zikaltër, analizoi momentin aktual dhe foli për zgjedhjet që shënojnë këtë rilindje.

Zanetti komentoi zgjedhjen e Cristian Chivu si trajner i ri i skuadrës: “Kërkonim një profil që njihte shtëpinë tonë, dikë që e njeh mirë ambientin. Cristian ka qenë shok skuadre i imi, njeh tifozët dhe klubin.

Ka personalitet. Është njeriu i duhur për këtë fazë.”

Pas një fund-sezoni pa trofe, por me sukses ekonomik, Interi ka nisur përgatitjet për sezonin e ri: “Gjithmonë duhet ruajtur ekuilibri. Nga pikëpamja financiare kemi qenë mirë, kemi siguruar burime të rëndësishme për të ndërtuar sezonin e ri. Qëllimi ynë është të mbetemi gjithmonë kompetitivë.”

Largimi i Simone Inzaghi-t është komentuar si një moment që ndau skuadrën para finales kundër PSG-së në Monaco: “Për katër vite bëri një punë të jashtëzakonshme. Marrëdhënia me të ka qenë gjithmonë e mirë. Nuk e di nëse u shpërqendruam.

Ishim të përqendruar te finalja. Ndoshta u fol për këtë sepse humbëm, por dua ta falënderoj për gjithçka që dha. Për mua, më e dhimbshme mbetet humbja në Stamboll kundër Manchester City"..



Lexoni të gjitha në Bota Sot