Milorad Dodikut i hiqet mandati presidencial i Republikës Serbe

- Bota Sot

Milorad Dodikut i hiqet mandati presidencial i Republikës Serbe

Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjë dhe Hercegovinës, i ka hequr sot Milorad Dodikut mandatin e presidentit të Republikës Serbe pasi ky i fundit u dënua me një vit burg dhe iu ndalua të mbante detyrën e presidentit për gjashtë vjet.

Mbrojtja e Dodikut ka të drejtë të apelojë vendimin në Divizionin e Apelit të Gjykatës së BeH, i cili shqyrton ankesat zgjedhore.

Apeli mund të paraqitet brenda dy ditëve nga marrja e vendimit. Pasi vendimi i sotëm të bëhet i formës së prerë, KQZ do të marrë një vendim për shpalljen dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, raporton KosovaPress.

Avokati i Dodikut, Goran Bubiq, ka njoftuar tashmë se do të kërkojë një masë të përkohshme për të shtyrë ekzekutimin e këtij vendimi, të cilin do ta apelojë në Gjykatën Kushtetuese të BeH.

Qeveria e Republikës Serbe gjithashtu mbajti një seancë dje, duke miratuar tetë përfundime, përfshirë refuzimin e vendimit të Gjykatës së BeH-së dhe një thirrje për të gjitha palët që të mbështesin Dodikun. Pritet gjithashtu një seancë e Asamblesë Kombëtare të Republikës Serbe.



Lexoni të gjitha në Bota Sot