Milorad Dodik, mandati i të cilit u revokua nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjës dhe Hercegovinës, i cili duhet të konfirmohet me një vendim përfundimtar, njoftoi sot një referendum për "veten".
Pas një takimi me partnerët e tij të koalicionit, Dodik njoftoi se ata kishin vendosur unanimisht të vazhdonin të "mbronin pozicionin kushtetues dhe pozicionin e Republikës Serbe", raporton KosovaPress.
Ai tha se në takim arritën në përfundimin se pozicioni i Republikës Serbe ishte “kërcënuar” nga veprimet e Përfaqësuesit të Lartë Christian Schmidt".
Ai më pas njoftoi se një referendum mund të mbahet në këtë entitet në periudhën e ardhshme, për të cilin Asambleja Kombëtare e Republikës Serbe do të votojë në seancën e saj të premten.
"Mandati më është dhënë nga populli, kështu që do ti dëgjoj ata në referendumin, i cili do të mbahet në periudhën e ardhshme dhe i cili do të vendosë për mua", tha Dodik.
Udhëheqja e Republikës Serbe planifikon të thërrasë një referendum në të cilin do ti pyesë njerëzit nëse e refuzojnë vendimin e shkallës së dytë të Divizionit të Apelit të Gjykatës së BeH - vendimin kundër Dodik.