Media rumune: Britanikët parashikojnë rezultatin Steaua - Drita

- Bota Sot

Media rumune: Britanikët parashikojnë rezultatin Steaua - Drita

Kampioni i Kosovës, Dria e Gjilanit, ka udhëtuar për në Bukuresht, me synime të qarta: Të kthehen të pamposhtur.

Drita e kryetrajnerit Zekirja Ramadani është e mobilizuar në çdo aspekt dhe i ka të gjitha parakushtet për të befasuar skuadrën rumune.

Mediumi rumun “Digisport” ka shkruar përballjen e nëserme mes Steauas  e Dritës, në kuadër të rrethit të tretë të kualifikueseve të Europa League.

“Kampionia e Kosovës, është kundërshtari i FCSB -së  dhe ndeshja  do të luhet të enjten, në orën 18.30, në Arenën Kombëtare.
Britanikët nga ‘Sports Mole’ i paraprinë përballjes në Arenën Kombëtare dhe parashikojnë se FCSB do të fitojë 2:0”, shkruan media rumune.

“Nëse parashikimi britanik bëhet i vërtetë, do të jetë hera e parë këtë sezon të kupave evropiane që FCSB nuk ka pësuar gol. Deri më tani, ata kanë pas rezultatiet 3:1 dhe 1-2 me Inter Club dEscaldes dhe 0:1 e 1:2 me Shkendijën”, shkruan më tej.



Lexoni të gjitha në Bota Sot