Skuadra e Sharrit nga Hani i Elezit po përforcohet dukshëm për edicionin e ri në Ligën e Dytë të Kosovës.
Skuadra nggaa Hani i Elezit ka zyrtarizuar përforcimin e ri.
“Endrit Rexhepi zyrtarisht pjesë e FC Sharrit!
Një emër i njohur për futbollin vendor, mesfushori me shumë energji dhe vizion Endrit Rexhepi, i cili ka qenë pjesë e KF Tefik Canga dhe FC Dinamo Ferizaj, i bashkohet FC Sharrit në një kapitull të ri dhe të fuqishëm!
Me karakter luftarak dhe cilësi të dëshmuara, Endriti është lojtari që i shton zemër, disiplinë dhe inteligjencë skuadrës tonë në mesin e fushës.
Projekti i FC Sharrit po merr formë! Çdo hallkë po ndërtohet me kujdes për të synuar më të lartën – dhe me ardhjen e Rexhepit, besimi në këtë rrugëtim vetëm sa rritet”, njofton FC Sharri.